LAJMI I FUNDIT:

Pas rrëzimit të aeroplanit në Rusi që dyshohet se transportonte 65 ushtarë ukrainas të burgosur – deklarohen nga Kievi

Pas rrëzimit të aeroplanit në Rusi që dyshohet se transportonte 65 ushtarë ukrainas të burgosur – deklarohen nga Kievi

Pas raportimit për rrëzimin e një aeroplani ushtarak transportues rus në Belgorod, ku dyshohet se gjendeshin 65 ushtarë ukrainas që ishin zënë rob dhe ishte planifikuar të shkëmbeheshin me ushtarët rusë, autoritetet ukrainase janë deklaruar.

Zyra Koordinuese për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës (POW), organ i qeverisë ukrainase, foli për rrëzimin e aeroplanit, transmeton Telegrafi.


Në komunikatën për media u bëhet thirrje “mediave dhe qytetarëve që të përmbahen nga përhapja e informacioneve të pa verifikuara”, dhe shtohet se po mblidhen informacione shtesë.

“Ne theksojmë se armiku po kryen në mënyrë aktive operacione speciale të informacionit të drejtuara kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Guvernatori rus thotë se nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit, brenda të cilit gjendeshin 65 ushtarë ukrainas
Lexo po ashtu Guvernatori rus thotë se nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit, brenda të cilit gjendeshin 65 ushtarë ukrainas

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra të burgosur që nga fillimi i luftës, duke përfshirë shkëmbimin më të madh deri më tani në fillim të këtij muaji, kur 230 ukrainas u shkëmbyen me 248 rusë.

Në anën tjetër, autoritetet ruse akuzuan sot ushtrinë ukrainase për rrëzimin e aeroplanit, duke pretenduar se e kanë qëlluar fluturaken me raketa të marra nga vendet perëndimore.

Këto pretendime i bëri njëri nga deputetët rusë dhe njëherit gjeneral i pensionuar i cili tha se u godit nga tre raketa, duke mos ofruar as edhe një dëshmi për këtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori