Futbollisti i njohur Mauro Icardi, ditë më parë njoftoi ribashkimin e tij me modelen Wanda Nara.

Çifti publikuan një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, pas muajsh raportime se dyshja ishin ndarë.


“Nuk ishte ferma e jetës sime, ishte jeta ime e shndërruar në një femër. Edhe përrallat e Disneyt i kanë sezonet e dyta. Të dua Wanda”, shkroi Icardi në përshkrimin e një fotografie të ndarë me ndjekësit.

Ndërkohë, të premten çifti i ribashkuar vendosën që të publikojnë disa imazhe të tjera së bashku nga pushimet që po i shijojnë në Ishujt Maldive.

Në fotografi, Wanda mund të shihet në një paraqitje mjaft atraktive me bikini të gjelbra para pasqyrës, teksa pas saj qëndron i zhveshur Icardi duke i dhuruar asaj një përqafim.

unknown 316705461 136650232272447 3963413841314010829 n

“Disa ditë në parajsë”, shkroi argjentinasi në mbishkrimin e fotografive shumë të pëlqyera dhe të komentuara nga ndjekësit. /Telegrafi/

unknown 316814072 166944042692380 7160662746311747593 n