LAJMI I FUNDIT:

Pas rezultateve të dobëta në PISA, ish-zëvendësministri Mustafa: Nevojitet debat i vërtetë arsimor, jo monologje me ministren

Pas rezultateve të dobëta në PISA, ish-zëvendësministri Mustafa: Nevojitet debat i vërtetë arsimor, jo monologje me ministren
Nehat Mustafa, ish zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit

Pasi të martën janë publikuar rezultatet e testit PISA 2022, në të cilën Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit, duke zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka kritikuar mediat për mos trajtim të duhur të fushës  së arsimit në Kosovë.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se mediat nuk duhet t’i japin hapësirë ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit që ajo të zhvilloj monolog me gazetarë, por siç theksoi ai të ftojë njohës të arsimit.

“Mediat tona e shohin të arsyeshme të organizojnë debate për çdo natë për tema nga më të ndryshmet, por jo edhe për arsimin. Pra, arsimi trajtohet e debatohet vetëm kur ka skandale e dështime ( grevat, shpërndarja e teksteve, rezultatet e dobëta në PISA,  etj.).


Jo, kjo formë e trajtimit të prolblematikave arsimore nuk i shërben përmirësimit të cilësisë së arsimit.

Gjithashtu, mediat nuk duhet t’i japin hapësirë ministres Nagavci që ajo të zhvilloj monolog me gazetarë ( shumica prej tyre me njohuri shumë të pakta në fushën e arsimit). Por duhet kërkuar nga kjo ministre që të debatojë edhe me njohës të arsimit e të cilët mund të mos mendojnë si ajo”, tha ai duke shtuar se “Një ministre që mendon se di dhe ka argumente bindëse, nuk duhet të ikë nga debati”.

Sipas tij, Kosova dhe Testi PISA kanë historinë e tyre që nga aplikimi  dhe organizimi i Konferences Ndêrkombëtare në vitin 2012 me emrin “KOSOVA NË PISA 2015”.

“Që atëherë ishte vendosur qëllimi dhe rrugët që duhej ndjekur për t’i shfrytëzuar rezultatet që do dilnin nga vlerësimi i Testit Pisa. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur ende dhe me qasjen që po vazhdon kjo edhe as që pritet të ndodhë”, ka shkruar Mustafa duke paralajmëruar dhe një analizë për të çështje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori