LAJMI I FUNDIT:

Pas rastit të 11-vjeçares, Dafina Zeqiri thotë se TikTok është bërë shumë i rrezikshëm për fëmijët

Pas rastit të 11-vjeçares, Dafina Zeqiri thotë se TikTok është bërë shumë i rrezikshëm për fëmijët

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë shumë e zëshme këto ditë për të shprehur indinjatën e saj lidhur me ngjarjen që ka tronditur së fundmi opinionin publik në Kosovë.

Bëhet fjalë për aktin makabër të dhunimi të një 11-vjeçareje në Prishtina nga pesë persona, disa prej të cilëve rezultuan të mitur.

Teksa fillimisht dha kundëpërgjigje për ata që e kritikonin se pse nuk ka reaguar edhe në raste të mëparshme kur kolegët e saj janë akuzuar për vepra të tilla, Dafina në të njëjtën kohë shkroi edhe disa statuse në Twitter, duke shprehur shqetësimin e saj mbi platofmrat e rrjeteve sociale që fëmijët përdorin.


Foto: Dafina Zeqiri/Twitter

“TikTok është një platformë vërtet e rrezikshme për fëmijët”, shkroi fillimisht Dafina në Twitter, duke këshilluar kështu prindërit që t’i mbajnë fëmijët larg këtij rrjeti social.

Pas rastit të 11-vjeçares së dhunuar, Getinjo i bën thirrje publike Albin Kurtit: Hapi shtëpitë publike
Lexo po ashtu Pas rastit të 11-vjeçares së dhunuar, Getinjo i bën thirrje publike Albin Kurtit: Hapi shtëpitë publike

Tutje, këngëtarja e hitit “Murder on the dancefloor” shkroi për faktin se si ngelet e habitur nga meshkujt e martuar dhe fëmijë, të cilët komentojnë dhe shkruajnë gjëra negative për femra të tjera.

“S’po më besohet që ka aq shumë meshkuj me fëmijë, të martuar e me rrjete sociale të cilët komentojnë gjëra super të ashpra për femra të tjera! Ngacmim seksual në internet dhe ti ke një grua? Fëmijë?”, shkroi këngëtarja Zeqiri në Twitter.

Foto: Dafina Zeqiri/Twitter

Për fund, ajo pati edhe një status dedikuar të gjithë atyre që mendojnë se ajo po e ngrit zërin vetëm për të marrë pak më shumë vëmendje.

Fjolla Morina për rastin e 11-vjeçares së dhunuar: Jam e shokuar
Lexo po ashtu Fjolla Morina për rastin e 11-vjeçares së dhunuar: Jam e shokuar

“Ti që po kritikon dikënd që ka zë që flet pse ja ndjen dhe besom që jam njeriu i fundit që kam nevojë për ‘ekstra’ vëmendje! Jam mirë ti budalla/qe! Kqyre vetën çka je duke bërë ti more për këtë çështje? Çfarë hamamin po përfiton që po më sulmon mua? Po ti njejt – si ‘ATA’ je! Natën e mirë”, përfundoi Dafina Zeqiri në Twitter.

Foto: Dafina Zeqiri/Twitter

Përveç Dafinës, emra të tjerë të afirmuar që kanë shprehur shqetësime mbi këtë ngjarje janë edhe: Fifi, Getinjo, Enca Haxhia, Fjolla Morina, Kida, Adriana Matoshi, e shumë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Magazina
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

Magazina
Kalo në kategori