LAJMI I FUNDIT:

Pas përfundimit të takimeve në Bruksel, Bislimi: Lajçak vlerësoi të mos kishte takim trepalësh

Pas përfundimit të takimeve në Bruksel, Bislimi: Lajçak vlerësoi të mos kishte takim trepalësh

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë të mërkurën në Bruksel se ndërmjetësuesi i këtij procesi, Miroslav Lajçak, ka vendosur që të mos kishte takim trepalësh në këtë moment.

Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me ndërmjetësuesin e BE-së për dialog, duke thënë se pala e Kosovës ka qenë e interesuar në një takim mes tre zyrtarëve.


Më herët gjatë ditës, me Lajçakun është takuar edhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq.

“Ka qenë si duket qëndrim i Lajçakut që në këtë moment, takimi trepalësh jo domosdo do të kontribuonte në finalizimin e dokumenteve, sepse mendon që ka ende nevojë për koordinim shtesë para se kjo të ndodhë, madje edhe ka ide që plani i sekuencimit [të Marrëveshjes Bazë] kërkon takim të nivelit të lartë, sipas tij, dhe qartazi kryenegociatorët nuk mund ta përfundojnë këtë proces në mënyrë të suksesshme”, tha Bislimi, transmeton REL.

Bislimi ka thënë se me Lajçakun ka diskutuar për katër tema: plani i sekuencimit të Marrëveshjes Bazë, termat e referencës për monitorimin e Marrëveshjes Bazë, termat e referencës për zbatimin e Deklaratës për personat e pagjetur, dhe për Marrëveshjen për energjinë.

Me Marrëveshjen Bazë, Bislimi i është referuar pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në shkurt të këtij viti, për normalizim të marrëdhënieve.

Dy vendet më pas janë pajtuar edhe për aneksin e zbatimit, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të martën se nuk sheh gatishmëri të Kosovës dhe Serbisë për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, ndonëse ajo, sipas tij, ofron mundësi të jashtëzakonshme për të dyja vendet.

Tensionet e fundit në veri të Kosovës e kanë kthyer procesin e dialogut në fazë të menaxhimit të krizave dhe kanë larguar fokusin nga implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është tensionuar qysh në fund të majit, kur Policia e Kosovës ka asistuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut të hynin në ndërtesat komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.

Tensionet kanë kulmuar në dhunë më 29 maj, kur protestuesit serbë në Zveçan janë përleshur me ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR.

Dhjetëra të plagosur janë raportuar nga të dyja anët.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë përgjegjëse Kosovën për tensionet e krijuara, ndërsa Kosova dhe Serbia kanë fajësuar njëra-tjetrën.

Bashkimi Evropian madje ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

I pyetur nëse arritja e pajtueshmërisë më 10 korrik në Bratisllavë mes Kosovës dhe BE-së për shtensionim të situatës, do të rezultojë me heqjen e masave ndëshkuese të bllokut evropian ndaj Prishtinës, Bislimi ka thënë se është i habitur me mosveprimin e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell.

“Në Bratisllavë jemi dakorduar për një marrëveshje që quhet Aranzhimet mes Kosovës dhe BE-së për implementimin e qëndrimit të 27 vendeve anëtare të BE-së, të datës 3 qershor. Titulli tregon se marrëveshja ka të bëjë me zbatimin e kërkesave të BE-së dhe rrjedhimisht u përgjigjet kërkesave të BE-së. Për ne ka qenë e qartë se kjo është rruga për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, dhe për ne është habi që edhe tetë ditë pas darkodimit, ende nuk kemi një letër shpjeguese nga ana e zotit Borrell që kërkon heqjen e masave”, tha Bislimi.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori