LAJMI I FUNDIT:

Pas paralajmërimit për kontrabandë të mallrave, krerë të policisë e ministra vizitojnë zonat kufitare në veri

Pas paralajmërimit për kontrabandë të mallrave, krerë të policisë e ministra vizitojnë zonat kufitare në veri

Krerë të policisë e ministra kanë vizituar të shtunën zonën kufitare në Bërnjak, Jasonevik dhe atë të liqenit të Ujmanit.

Sipas njoftimit, në këtë vizitë kanë marrë pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Departamentit Kufitar, Fehmi Xhata.


“Qëllimi i kësaj vizite ishte e një rëndësie të veçantë, për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

Përveç tjerash, bëhet e ditur se kjo vizitë vie edhe pas raportimit në media lidhur me kontrabandën në këtë zonë kufitare.

“Ministrat dhe stafi menaxhues u njoftuan nga afër me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës në baza ditore të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale”.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore në ruajtjen e rendit kushtetues, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës dhe krimit trans kufitar”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori