LAJMI I FUNDIT:

Pas një muaji pa dyer, Drejtoria e Arsimit sjell dyert e reja për shkollën në Viti (Video)

Pas një muaji pa dyer, Drejtoria e Arsimit sjell dyert e reja për shkollën në Viti (Video)

Nxënësit e klasës nënta një, në shkollën “Mirali Sejdiu”, në fshatin Gërmovë të Vitisë, një muaj zhvilluan mësimin në klasën pa derë.

Këta janë nxënësit e klasës e nënta një, në shkollën “Mirali Sejdiu”, në fshatin Gërmovë të Vitisë.

Ata ka një muaj që po e zhvillojnë mësimin në klasën pa derë.

Drejtori i shkollës, Avni Sokoli, tha se dera është larguar për shkak se është dëmtuar. Ndërsa, sipas tij shkolla kishte nevojë për tri dyer të reja, gjë për të cilën është njoftuar Drejtoria Komunale e Arsimit.

“Na i kemi meremetuar me kurira e punëtorë dy herë, por tashmë është vjetërsuar. Jemi në procedura të tenderimit, pasi kemi njoftuar DKA-në edhe do të kryhet ko punë”, tha Sokoli, raporton RTV Dukagjini.

Ai shtoi se dyert janë vonuar për shkak të procedurave komunale, dhe se mund te  vinë brenda ditës.

“Ne po presim që sot ose më së voni nesër do të vijnë tri dyer. Edhe pse njëra ndër to nuk është shumë e dëmtuar por punëtorët e kanë paraparë se duhet të zëvendësohet”, thotë më tej drejtori i shkollës, përcjell telegrafi.

Derisa ekipi i RTV Dukagjinit po qëndronte në shkollë, kontraktuesi solli tre dyer të reja për shkollën.

Këto dyer do të vendosen pas përfundimit të orarit mësimor. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori