LAJMI I FUNDIT:

Pas një mijë vjetëve, fshati austriak me emrin ‘F…’ do të riemërtohet

Pas një mijë vjetëve, fshati austriak me emrin ‘F…’ do të riemërtohet

Kryetari i fshatit të vogël austriak ‘Fucking’, Andrea Holzner, njoftoi se nga 1 janari 2021, ky vend do të mbajë një emër tjetër – Fugging, shkruan DW.

Ky është një vendim i dakorduar nga 100 njerëz që jetojnë në këtë komunitet të vogël, transmeton Telegrafi.


Ata duan të heqin qafe këtë emër për shkak të të cilit shpesh janë tallur.

‘Fucking’ nuk ka asnjë kuptim në gjermanisht, dhe vendasit janë të irrituar nga fakti që turistët vijnë për të vizituar fshatin vetëm për të bërë foto te emri i fshatit që është në tabelë. Përveç kësaj, vendasit kanë luftuar për këtë ndryshim për disa vjet.

Ende nuk është njoftuar nëse fshatrat fqinjë të ‘Oberfucking’ dhe ‘Unterfucking’ do të marrin gjithashtu emra të rinj. /Telegrafi/