LAJMI I FUNDIT:

Pas një jave të aktiviteteve diplomatike në New York, delegacioni i Maqedonisë kthehet në vend

Pas një jave të aktiviteteve diplomatike në New York, delegacioni i Maqedonisë kthehet në vend

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë në New York, e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, sot e përfundon qëndrimin në Asamblenë e 72-të të Kombeve të Bashkuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni i Maqedonisë realizoi takime të shumta me përfaqësues të rëndësishëm ndërkombëtarë, ndër të cilët shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Federica Mogherini dhe komisioneri evropian për politikë të fqinjësisë së mirë dhe zgjerim, Johannes Hahn.


Kryeministri Zaev gjatë qëndrimit në Kombet e Bashkuara pati mundësi të përshëndetet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Zaev realizoi edhe disa takime të rëndësishme në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë së 72-të të KB-së në New York. Ai u pranua nga kryetari i Asamblesë së përgjithshme të KB, Miroslav Lajčák, me të cilin diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, por edhe për ndryshimet që përgatiten në Kombet e Bashkuara.

Në Asamblenë e 72-të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Zaev mbajti fjalim, ku u shpreh se edhe Maqedonia dhe bota mund të ballfaqohen me konfliktet dhe prolemet nëse janë gjithë të bashkuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori