LAJMI I FUNDIT:

Pas një dekade, Libani mban zgjedhjet parlamentare

Pas një dekade, Libani mban zgjedhjet parlamentare

Në Liban sot në mëngjes filluan zgjedhjet historike parlamentare, të parat pas nëntë vitesh që do të mbahen në këtë vend të Lindjes së Mesme.

Më shumë se 3.6 milionë votues të regjistruar sot do të zgjedhin përbërjen e re parlamentare prej 128 vendesh, për të cilat kanë kandiduar gjithsej 917 kandidatë.


Zgjedhjet po mbahen nën masa të shtuara të sigurisë ndërsa rezultatet do të shpallen javën e ardhshme.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare në Liban pas vitit 2009 dhe ato gjithashtu janë të parat që kur Libani miratoi një ligj të ri zgjedhor vitin e kaluar.

Ligji i ri ndryshoi sistemin e mëparshëm me të cilin fituesit i përkiste gjithçka dhe kaloi në përfaqësimin proporcional me të cilin fitohen vende në parlament në bazë të pjesëmarrjes dhe votave të fituara.

Beteja më e madhe zgjedhore pritet në mes të aleancës së udhëhequr nga kryeministri aktual Saad Al-Hariri i cili përkrah marrëdhëniet e mira me Arabinë Saudite, ndërsa kundërshton regjimin në Siri, dhe Hezbollahut i cili ka lidhje të ngushta me Iranin dhe regjimin sirian.

Bashkimi Evropian tha se ka vendosur vëzhgues të zgjedhjeve në të gjitha rrethet e votimit të Libanit.

Çështjet kryesore me të cilat ballafaqohet parlamenti i sapozgjedhur përfshijnë fatin e një numri të madh refugjatësh që kanë hyrë në vend që nga shpërthimi i luftës civile siriane dhe vështirësive të vazhdueshme ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Evropa
Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori