Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nuk ka pasur ftesë nga institucionet e Kosovës që të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Kurti u ka thënë gazetarëve se këto ditë kanë marrë pjesë në organizime të Lëvizjes, dhe nuk ka pasur ftesë në kutinë e deputetëve, për të qenë prezent në ceremoninë qendrore të 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
“Nuk e di që kam pasur ftesë në kutinë e deputetëve por kemi pas edhe shumë organizime si Lëvizje Vetëvendosje meqenëse është përputhur edhe me ditën e Lëvizjes. Grupi jonë parlamentar i ka ndarë deputetët nëpër aktivitete të ndryshme dhe ata kanë marrë pjesë”, tha Kurti.
Për këtë ka folur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Përmes llogarisë së tij në Facebook, Mustafa ka thënë se nuk ka marrë asnjë ftesë për manifestimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit, apo për ndonjë aktivitet tjetër të organizuar në kuadër të këtij shënimi.
“Nuk kam marrë pjesë, sepse nuk më ka ardhur ftesë për këtë ceremoni dhe për asnjë aktivitet tjetër. Nuk mund ta di se si ka vepruar Protokolli i Shtetit, a më ka pasur në listë apo jo, si kryetar të LDK-së, shef të opozitës, partisë më të madhe opozitare sot dhe partisë shtetformuese gjatë tridhjetë viteve sa ekziston ajo, apo si Kryeministër i qeverisë së kaluar. Në Selinë e LDK-së, më kanë informuar se kanë ardhur ftesa për disa familje të dëshmorëve dhe veprimtarëve të LDK-së. Tjetër jo. Nuk ka datë më të rëndësishme për çdonjërin nga ne se ajo e çlirimit të Kosovës. Prandaj pjesëmarrja ime ose e njërit nga nënkryetarët e LDK-së, për arsye të shkaqeve të mia shëndetësore, do të ishte e padiskutueshme. Çlirimi sikurse edhe pavarësia nuk janë pronë e askujt, janë e arritur, mburrje dhe pasuri e çdonjërit nga ne”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa ka thënë se edhe pse kishte ftesë të marr pjesë në këtë ceremoni, ndjehet krenar se organizmi u bë në sheshin Skënderbeu, në qytetin që Mustafa e quajti të tij, për të cilin tha se e ka ndërtuar me LDK-në me shumë përkushtim.
Ndryshe drejtori i Protokollit të Shtetit në MPJ, Orhan Hajrizi, ka konfirmuar se Isa Mustafa dhe Albin Kurti kanë pasur ftesa zyrtare.
“Po, Protokolli i Shtetit është marrë me tërë organizimin dhe njëkohësisht edhe me ftesat. Me këtë rast e konfirmoj se ftesat janë përgatitur dhe janë dërguar edhe për z. Isa Mustafa në cilësinë e ish-kryeministrit, të cilën korrieri e ka dërguar në selinë e LDK-së dhe ftesa për z. Kurti është dërguar në Kuvend dhe përmes postës së brendshme të Kuvendit, ftesa i është përcjellë në kutinë postare të Lëvizjes Vetëvendosje më 7 qershor”, ka thënë Hajrizi.
Institucionet e Kosovës shënuan 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me moton “Për lirinë tonë”
Bashkë me popullin e Kosovës festuan edhe ish-presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, ish-sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright, ish-gjenerali Wesley Clark, dhe përfaqësues të institucioneve nga shtetet e rajonit./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Edhe në rigjykim, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit
LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb
Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania
Ish-ushtaraku: Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës, e kemi NATO-n
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona