LAJMI I FUNDIT:

Pas LK-së dhe Bundesligas, edhe Superliga Turke në Kujtesa (Foto/Video)

Pas LK-së dhe Bundesligas, edhe Superliga Turke në Kujtesa (Foto/Video)

Kujtesa ka siguruar të drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të Superligës turke dhe Bundesligës gjermane.

Superliga turke sjell tri ekipet e mëdha turke në transmetime direkte vetëm në Kujtesa përfshirë kampionin aktual Beshiktash, ekipin më të trofeshëm turk Gallatasaray dhe ekipin tjetër të njohur Fenerbahce. Kujtesa do të përkujdeset që të transmetoj të gjitha ndeshjet e këtyre tri ekipeve kur dihet se këto ekipe kanë tifozëri të flaktë edhe në Kosovë. Fansat kosovar janë të përgatitur për atmosferat drithëruese që ofrojnë stadiumet turke të njohura për zhurmat me shumë decibelë.


Gjatë muajit gusht 2017, Kujtesa filloi me transmetimet direkte të ligës gjermane Bundesliga dhe kjo risi u mirëprit nga tifozët e ekipeve gjermane në Kosovë. Vikendet janë me plotë ndeshje përfshirë gjigantin gjerman Bayern Munich dhe ekipet tjera të njohura Borussia Dortmund, Schalke, Bayer Leverkusen, Werder Bremen, etj.

Drejtori i kanaleve sportive në Kujtesa, Arbër Loxha, thekson se “tanimë do të ketë pothuajse për çdo ditë futboll në Kujtesa Sport. Derisa mesjava është e mbushur me ndeshje te ligës së kampionëve dhe Europa ligës, këtë sezonë Kujtesa është përkujdesur që të ofroj transmetimet e ndeshjeve të Bundesligës gjermane dhe Superligës turke.”

Ndeshjet e ligës gjermane transmetohen në terminet e rregullta, të premteve, 1 ndeshje në 20:30, të shtuneve 4 apo 5 ndeshje prej orës 15:30 dhe 18:30 si dhe të dieleve 2 apo 3 ndeshje në terminet 15:30 dhe 18:00. Këto transmetime ofrojnë mundësi që të shohim edhe lojtarët e njohur shqiptarë, Mërgim Mavraj në Hamburg, Admir Mehmeti në Bayer Leverkusen, dhe Amir Abrashi në Freiburg.

Ndeshjet e ligës turke transmetohen në terminet e rregullta prej orës 19:00 nga e premtja, të shtunën dhe dielën e poashtu edhe të hënën.

Liga turke është popullarizuar shumë viteve të fundit dhe kjo dëshmohet edhe nga lojtarët e njohur të cilët luajnë në ekipet turke.

Te Beshiktashi janë portugezët e njohur Pepe dhe Quaresma, ish lojtari i Liverpoolit, Ryan Babel, ish lojtari i Manchester City, Alvaro Negredo dhe ish lojtari i Interit, Gary Medel. Robbie Van Persie, Martin Skrtel, Roberto Soldado dhe reprezentuesi françez Mathieu Valbuena luajnë në Fenerbahce. Ndërsa Gallatasaray ka në ekipën e parë lojtarët Bafetimbi Gomis, Sofiane Feghouli, Maicon, Mariano, Eren Derdiyok dhe Fernando Muslera.

Vizitoni sot pikat e shitjes së kompanisë Kujtesa dhe informohuni për pakot dhe ofertat speciale që përfshijnë ligat më të popullarizuara sportive përfshirë Liga e kampionëve, Europa Liga, NBA, Bundesliga, Liga turke, etj. Poashtu, në faqen e internetit www.kujtesa.com mund të informoheni për ofertat më të mira në treg për shërbime të televizionit digjital, të internetit dhe shërbime të kombinuara. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar