Rreth 60 për qind e të rinjve kosovarë pritet ta lënë Kosovën pas liberalizimit të vizave për të kërkuar një jetë më të mirë në vendet perëndimore.
Kështu është thënë në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë “Disponueshmëria e fuqisë punëtore në Kosovë”.
Kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane, Ilir Ibrahimi ka thënë se në bazë të statistikave papunësia në Kosovë është rreth 30 për qind, mirëpo sipas tij, në anën tjetër ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar në profile të ndryshme.
Lah Nitaj, Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve ka thënë se tash pas 10 viteve të Kosovës shtet, nuk mund të ankohen për mungesë të legjislacionit, por ka mungesë të profileve dhe cilësi të arsimit.
Synimet e këtij Autoriteti sipas tij janë që deri në fund të këtij viti të bëhen akreditimet e para për shkollat profesionale, për të prodhuar kuadro adekuate të ekonomisë kosovare.
Nitaj ka thënë se është domosdoshmëri që arsimi të trajtohet me prioritet nacional. Mirëpo sipas tij, arsimi progesional ka një kosto të lartë.
Sharon Hart, Presidente e RIT-it, theksoi se duke parë që Kosova është para për liberalzimin e vizave, 60 për qind e të rinjve planifikojnë ta lënë Kosovën, andaj kjo do të jetë sfidë për bizneset.
“Nuk janë vetëm ata që janë të pa punë që dëshirojnë të ikin nga Kosova, por janë të interesuar edhe ata që janë të punësuar me përvojë. Kështu që është një sfidë që do ta pres Kosovën pas liberalizimit të vizave”, ka thënë Hart, përcjell KosovaPress.
Për këtë ajo ka thënë se duhet krijohet një strategji për të mbajtur punëtorët e kualifikuar, edhe pse do të jetë e kushtueshme, që do të duhet bizneset edhe të ngritin pagat dhe stimulojnë ata.
Edhe pse ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ishte i ftuar në këtë tryezë, ai nuk mori pjesë.
Nga të pranishmit po ashtu u tha se fuqia punëtore është padyshim një faktor kyç për zhvillimin e sektorit privat në vend dhe aftësinë e këtij sektori për të qenë konkurrues me vendet e rajonit. Tregu i punës meriton të ketë një vëmendje të theksuar në diskursin publik gjatë viteve në vijim, dhe sektori privat duhet të ofrojë kontributin për krijimin e një tregu të punës që do t’i shërbejë industrisë vendore. Përderisa mungesa e shkathtësive të fuqisë punëtore është një shqetësim i theksuar për sektor privat, gjendja pritet të vështirësohet edhe më tej pas përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi