LAJMI I FUNDIT:

Pas largimit të dy lojtarëve, BLINK me dy humbje radhazi në CS:GO

Pas largimit të dy lojtarëve, BLINK me dy humbje radhazi në CS:GO

Pak ditë më parë, më saktësisht më 21 janar, edhe zyrtarisht u njoftuam se ekipi më i dashur e i suksesshëm shqiptar në CS:GO, “BLINK”, po shpërndahet duke mos ua vazhduar kontratën lojtarëve Rigon “rigoN” Gashi dhe Sener “SENER1” Mahmuti.

Sener1 dhe rigoN largohen nga Blink, ky i fundit thyen heshtjen me një keshillë për të gjithë
Lexo po ashtu Sener1 dhe rigoN largohen nga Blink, ky i fundit thyen heshtjen me një keshillë për të gjithë

Kjo ndarje e ekipit u përcoll me shumë pakënaqësi nga fansat e flaktë të cilët në çdo moment e kanë përcjell ekipin BLINK duke korrur  suksese të nivelit botëror dhe duke arritur të pozicionohen në vendin e 23-të në listën e ekipeve më të suksesshme në botë (sipas HLTV).


Por, ky mos vazhdim i kontratave duket se është duke i kushtuar shumë ekipit BLINK, të cilët dy ditët e fundit kanë pësuar dy humbje radhazi.

Me qit kompjuter, mundesh me thanë që ki BISHË n’shpi – ASUS ROG Strix 200 euro ma lirë!
Lexo po ashtu Me qit kompjuter, mundesh me thanë që ki BISHË n’shpi – ASUS ROG Strix 200 euro ma lirë!

Në kuadër të ndeshjeve për Pinnacle Winter Series 1, BLINK dje u mposhtën me rezultat prej 2:0 nga Apeks, ndërkaq me të njëjtin rezultat edhe sot u mposhtën nga Wisla Krakow.

Humbja e djeshme ka ndikuar që BLINK ta humbin pozicionin dhe të rankohen në vendin e 30-të, ndërkaq pas humbjes së sotme pritet që ekipi të largohet edhe më shumë nga top 20-shja e ekipeve më të suksesshme.