LAJMI I FUNDIT:

Pas krizës në industrinë e aviacionit, miliarderi Buffett shet të gjitha aksionet e linjave ajrore

Pas krizës në industrinë e aviacionit, miliarderi Buffett shet të gjitha aksionet e linjave ajrore

Miliarderi Warren Buffett njofton se kompania e tij Berkshire Hathaway ka shitur të gjitha aksionet e linjave ajrore të cilat vlerësohen se janë rreth 9 miliardë dollarë.

Duke folur në mbledhjen vjetore të aksionarëve me anë të një videokonference, Buffett tha se, “bota ka ndryshuar për shkak të Coronavirusit”.


“Kompanitë që kemi blerë janë menaxhuar mirë. Ata bënë shumë gjëra të mira. Është një biznes shumë i vështirë, sepse ke të bësh çdo ditë me miliona njerëz dhe nëse diçka nuk shkon ashtu siç duhet ata mbeten shumë të pakënaqur”, shtoi Buffet, përcjell Telegrafi.

Fytyra e re e trafikut ajror në botë në kohën e pandemisë së COVID-19
Lexo po ashtu Fytyra e re e trafikut ajror në botë në kohën e pandemisë së COVID-19

Komentet e tij erdhën vetëm disa orë pasi Berkshire Hathaway njoftoi një rekord të humbjeve neto prej 50 miliardë dollarë në tremujorin e parë.

Berkshire Hathaway kishte 11 për qind të aksioneve në Delta Air Lines, 10 për qind të American Airlines, 10 për qind të Southwest Airlines dhe 9 për qind të United Airlines, sipas raportit të tij vjetor dhe regjistrimeve të ndërmarrjeve.

Firma filloi të investojë në këto katër linjat ajrore në vitin 2016, pasi shmangu investimin në këto për vite me radhë.

Aktualisht industria amerikane e udhëtimeve pothuajse është shembur si rezultat i pandemisë së COVID-19, me linjat ajrore duke anuluar qindra mijëra fluturime. /Telegrafi/