LAJMI I FUNDIT:

Pas flakëve tragjike, Athina përmbytet nga reshjet e shiut (Foto)

Pas flakëve tragjike, Athina përmbytet nga reshjet e shiut (Foto)

Reshjet që e fundit e vërshuan Athinën e Greqisë, duke i lënë veturat në baltë, ndërsa shtëpitë dhe bizneset të përmbytura në ujë.

Njësitet emergjente, pranuan më se 140 kërkesa për ndihmë dhe intervenuan për t’i shpëtuar të prekurit në pjesën veriore të kryeqytetit, transmeton Telegrafi.

Nuk raportohet për të lënduar apo të vdekur, vetëm për dëme materiale dhe ndihmë që të largohet uji me pompa.

Shumë vetura mbetën të dëmtuara në rrugë dhe shoferët u shoqëruan për në shtëpi. Si pasojë e ujit të grumbulluar nga reshjet, një parking i hapur u bë si liqe, ndërsa veturat u dëmtuan në masë të madhe pasi përfunduan njëra mbi tjetrën.

Policia ka kërkuar që të shmangen vizita e panevojshme në pjesën veriore, deri në një njoftim tjetër.

Kjo fatkeqësi natyrore, vjen tri ditë pas tragjedisë me zjarrin që e goditi verilindjen e Athinës, ku mbetën të vdekur 85 persona dhe 180 u lënduan. /Telegrafi/