LAJMI I FUNDIT:

Pas dorëheqjes së kryeministrit francez Edouard Philippe, presidenti Macron emëron kryeministrin e ri – Jean Castex

Pas dorëheqjes së kryeministrit francez Edouard Philippe, presidenti Macron emëron kryeministrin e ri – Jean Castex

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar kryeministrin e ri të këtij shteti, raporton BBC.

Formimi i qeverisë i është besuar zëvendës-shefit të administratës së presidentit francez Jean Castex, transmeton Telegrafi.


Orë më parë ishte raportuar se kryeministri francez Edouard Philippe ka dhënë dorëheqje, por pa kaluar shumë kohë Macron ka emëruar një të ri – Jean Castex.

Por, ku është kryeministri i ri i Francës? Jean Castex i cili në qershor mbushi 55 vjet, ishte në qendër të vëmendjes së analistëve gjatë pranverës, kur Macron e angazhoi për lirimin e masave mbrojtëse nga coronavirusi.

Gjithashtu ka qenë i ngarkuar si komisar për Lojëra Olimpike, që do të duhej të mbaheshin më 2024 në Paris.

Para kësaj ka qenë kryetar i qyteti Prad në jug të Francës. /Telegrafi/