LAJMI I FUNDIT:

Pas dorëheqjes së Aida Dërgutit, VV në Vushtrri zgjedh organet e reja

Pas dorëheqjes së Aida Dërgutit, VV në Vushtrri zgjedh organet e reja

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri sot mbajti mbledhjen e radhës të Këshillit, në të cilën mori pjesë edhe sekretari organizativ, Ismajl Kurteshi.

Pas situatës së re të krijuar në VV dhe sidomos në qendrën e Vushtrrisë, ku kryetarja e VV-së në këtë qytet dha dorëheqje pas ofendimit të bërë ndaj Albin Kurtit, në këtë mbledhje të mbajtur sot është zgjedhur koordinatori i qendrës së VV-së në Vushtrri dhe një grup punues.

Ky grup punues do të luaj rolin e Kryesisë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme, proces i cili do të shpallet të dielën në Këshillin e Përgjithshëm dhe pritet të përfundoj në janar ose në shkurt.

Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se koordinator i Qendrës është zgjedhur Ali Januzi, ndërsa grupi punues ka arritur më votim t’i zgjedh edhe 10 anëtarë të tjerë, ndërsa pozita e 12-të dhe 13-të nuk është plotësuar për shkak se tre persona kanë marrë vota të barabarta, e të cilët në mbledhjen e radhës të Këshillit do të garojnë përsëri.

Veriu.info shkruan se ka siguruar emrat e anëtarëve të zgjedhur të grupit punues, të cilët janë renditur sipas votave të marra në votimin e sotëm:

Kordinator: Ali Januzi

Anëtarë të Grupit Punues sipas votave:

Besim Muzaqi
Sylejman Meholli
Mehmet Selaci
Mehdi Bejtullahu
Bahrije Ademi
Burim Rexhepi
Eljesa Abazi
Idriz Muli
Ymer Haradinaj
Faton Shabani

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori