LAJMI I FUNDIT:

Pas djegies, nis rindërtimi i pikës së taksimit në Rrugën e Kombit (Video)

Pas djegies, nis rindërtimi i pikës së taksimit në Rrugën e Kombit (Video)

Derisa të arrestuarit me shumë gjasë do të transportohen të mërkurën në orët e para të mëngjesit drejt Kukësit për t’u njohur në gjykatë me masën e sigurisë, do të shikojnë se puna për rindërtimin e mjediseve ku do të paguhet taksa për Rrugën e Kombit që u dogj të shtunën, ka rinisur.

Makina të Shqipërisë dhe Kosovës qarkullojnë nëpër korsitë që për momentin përshkohen pa pagesë në Rrugën e Kombit.


Por qytetarët që këto ditë nuk po paguajnë, kanë të njëjtin opinion për tarifën. “Me kushtet që jetojmë ne në Kosovë dhe këtej në Shqipëri, nuk është tarifë normale. Është e pakapshme. Unë e bëj dy herë në javë. Protesta duhej, ndoshta nuk duhej aq e dhunshme”, shprehet një qytetar.

“Na kujton 99-ën në Kosovë, merr pare këtej, merr pare andej”, shprehet një tjetër.

Qytetarët i kanë bërë mirë llogaritë.

“Ia kemi paguar taksat kësaj rruge, paguajmë 500 mijë lekë letrat e makinës. A duhet të paguajmë më?! Çfarë tarife. Kjo është Rruga e Kombit, duhet të lidhë kombin”, thotë një qytetar, raporton tch.

“Forca e popullit është e pakontrollueshme. S’duhet të ketë tarifë. O taksë tek nafta, o të paguajmë rrugën. Këtu 300 mijë lekë marrim në muaj”, tha një tjetër.

Përdoruesit e këtij aksi i njohin mirë rrugët e Evropës.

“Udhëtoj në të gjithë Evropën. Si guxon që të dalë në autostradë një makinë për skrap, apo një lopë e një qen. Autostrada ka rregullat e veta. Tarifa, nëse autostrada rregullohet si në Evropë nuk është shumë. Por për momentin, nuk duhet”, thotë një shofer.

Ka nga ata që bëjnë foto, apo video të pasojave të protestës së të shtunës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori