LAJMI I FUNDIT:

Pas dimrit, çiftet e përjetojnë ‘stuhinë’ e vërtetë: Pranvera është periudha ku shumica ndahen!

Pas dimrit, çiftet e përjetojnë ‘stuhinë’ e vërtetë: Pranvera është periudha ku shumica ndahen!

 Mesa duket kur fillon pranvera dhe hormonet tona fillojnë të shkelmojnë

Kush ka pasur probleme me partnerët muajin e shkuar, tani do të ulen përballë për të gjetur zgjidhje.


Pranvera po afron dhe bashkë me të shfaqen ne horizont edhe mundësi të reja.

Me ngrohjen e motit dhe praninë e rrezeve të diellit më gjatë, pranvera rezulton të jetë koha ku lidhja juaj mund të përfundoj.

Muajt e pranverës mund të jenë fillimi i sezonit të ndarjes, sepse shumica e lidhjeve të formuara gjatë muajve të vetmuar e të ftohët të dimrit përfundojnë.

Sipas ekspertëve, dimri është periudhë ku shumica e njerëzve futen në lidhje si mënyrë për ta larguar mërzinë dhe depresionin që e sjell ai sezon.

Përse njerëzit largohen nga personi të cilin e dashurojnë?
Lexo po ashtu Përse njerëzit largohen nga personi të cilin e dashurojnë?

Psikologia Dr. Danielle Forshee tregon se zvogëlimi i pranisë së rrezeve të diellit gjatë muajve të dimrit është shkaktar i formimit të lidhjeve të reja, ndërkaq prania e diellit (rrjedhimisht motit të nxehtë) gjatë pranverës ka të bëjë me ndarjet.

Gjithsesi, mos  e merrni me shumë panik. Bashkë me çeljen e luleve do të çelin edhe romanca të reja, /Telegrafi/