LAJMI I FUNDIT:

Pas dështimit në Sanen dhe Odoin, Bayerni tani tenton transferimin e Zahas

Pas dështimit në Sanen dhe Odoin, Bayerni tani tenton transferimin e Zahas

Bayern Munchen po mendon që ta transferojë yllin e Crystal Palaces, Wilfried Zaha, pas dështimeve për të nënshkruar me ndonjë nga objektivat e tyre të mëparshëm.

Anësori nga Bregu i Fildishtë i ka bërë të ditur skuadrës angleze se dëshiron të largohet në këtë afat kalimtar, derisa në garë për të është edhe Arsenali që ka ofruar 45 milionë euro.

Sipas burimeve të “90min“, Bavarezët po tentojnë ta transferojnë Zahan, e cilësohet si pjesë e rëndësishme e planeve të Niko Kovac.

Leroy Sane (Foto: Harry Trump/Getty Images/Guliver)

Bayerni po kërkon që në skuadër të ketë më shumë lojtarë të rinj, pas largimit të Arjen Robbenit dhe Franck Riberys në këtë verë. Megjithatë, zyrtarët e klubit janë të shqetësuar për dështimin e tyre për të sjellë mesfushorë të rinj sulmues, përkundër përpjekjeve të tyre.

Bavarezët janë të interesuar për Callum Hudson-Odoin e Chelseat, Leroy Sanen e Manchester City dhe Gareth Balen e Real Madridit. Anësorit anglez po i afrohet një kontrate të re në Stamford Bridge, derisa City nuk është e gatshme ta shesë Sanen, edhe pse lojtari është i gatshëm të bashkohet me Bayernin.

Guardiola: Sane ka cilësi të veçanta, duam të qëndroj
Lexo po ashtu Guardiola: Sane ka cilësi të veçanta, duam të qëndroj

Bale mbetet një opsion sidomos pasi Zinedine Zidane konfirmoi se nuk është në planet e tij, por uellsiani shmangi lëvizjen tek klubi gjerman në fillim të kësaj vere.

Si rezultat, Zaha mbetet opsion i fundit. 26-vjeçari pritet të largohet nga Selhurst Park këtë verë për t’u bashkuar me një klub të Ligës së Kampionëve, ndërsa Palace ka caktuar çmimi e klauzolës prej 89 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori