LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratës së tij, Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes

Pas deklaratës së tij, Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant pas kundërshtimit të tij ndaj reformës në drejtësi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gallant bëri një deklaratë dramatike të shtunën në mbrëmje.


Përmes saj, ai i kishte bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të ndalojë “reformën gjyqësore” për një kohë të mjaftueshme për t’u angazhuar më thellë në negociatat me të tjerët për të arritur një kompromis.

Në një deklaratë të shkurtër, Zyra e Kryeministrit thotë se Netanyahu ka vendosur të transferojë Gallant nga posti i tij.

Megjithatë, nuk është e qartë se çfarë pozicioni të ri do t’i jepet atij, nëse do t’i jepet një i tillë.

Gallant kishte bërë thirrje për të ndërprerë “reformën në drejtësi”, duke përmendur rrezikun për sigurinë e shtetit, duke pasur parasysh protestat e gjera në ushtri. /Telegrafi/