Lëvizja e Vetëvendosje – Dega në Lipjan ka kërkuar dorëheqjen e të parit të kësaj komune, Imri Ahmetit, pas arrestimit të nëntë zyrtarëve komunalë për dëmtim të buxhetit me rastin e ndërtimit të stadiumit të Magures.
Anëtarë të LVV-së në një konferencë për media kërkuan zbardhjen e të gjitha rasteve të korrupsionit në Lipjan.
Alban Salihu nga VV, tha se këtë shqetësim e kanë adresuar që në vitin 2021, ku bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, kanë vizituar stadiumin.
Ai ka akuzuar të parin e Lipjanit se po kontrollon tenderët në këtë komunë për përfitime.
Salihu derisa ka akuzuar, kryetarin e Lipjanit tha se nuk është hera parë që zyrtarët komunalë vihen para drejtësisë për akte të tilla.
“Kurdisja e tenderëve e abuzimi i tyre është tashmë një fakt i pamohueshëm në Komunën e Lipjanit, dhe asnjë nga këto veprime të dëmshme për interesin e qytetarëve nuk mund të mendohet pa ideatorin kryesor të tyre, që është kryetari i Komunës, Imri Ahmeti. Nuk është hera parë që zyrtarët e Komunës së Lipjanit vihen para drejtësisë për akte të tilla abuzive me detyrë. Fatkeqësisht qytetarët e kësaj komune, janë ata të cilët dëmtohen më së shumti nga këto shpërdorime e ky keqmenaxhim masiv. Ata shohin përditë pasurimin e shpejtë e jetën luksoze të shumë prej zyrtarëve të Komunës së Lipjanit që është në shpërputhje të plotë me pagat që i marrin. Disa prej zyrtarëve të arrestuar dje, përveç që operojnë ngushtë me Imri Ahmetin janë të njohur për jetën luksoze që bëjnë e pasurinë e majme që kanë krijuar, e kjo nuk mund të kishte epilog tjetër e as sqarim përveç se kësaj që ndodhi dje”, theksoi Salihu.
Sipas Salihut, me ditën e djeshme është parë edhe fytyra e vërtetë e kryetarit, Imri Ahmeti, siç thotë ai, si një përfitues personal përmes personave të tretë doli në sipërfaqe.
Salihu ka ftuar Prokurorinë dhe policinë e krimeve ekonomike të hetojë edhe shumë kontrata tjera.
“Me ditën e djeshme kanë rënë maskat, fytyra e vërtetë e Imri Ahmetit, si një përfitues personal përmes personave të tretë doli në sipërfaqe. Ne ftojmë Prokurorinë t’i zgjerojë hetimet, kurse policinë e krimeve ekonomike ftojmë të hetojë edhe shumë kontrata tjera po kaq abuzive, nëse jo më shumë sesa rasti i Stadiumit të Magures. Kryetari Ahmeti nuk mund të struket e as të kamuflojë skandalin e keqpërdorimit të qindra mijëra eurove. Ky rast duhet të shërbej si momenti kur filloj të dalin keqpërdorimit tjera të tij. Përkundër diktatit që ushtron Imri Ahmeti ndaj zyrtareve komunal”, shtoi Salihu.
Asambleistja Shahadije Dragaqina – Bikliqi ka përmendur po ashtu edhe disa projekte të tjera, që sipas saj janë të ngjashme me këtë të fundit.
“Ka vite që në Lipjan është sekret publik që kryetari i komunës operon nëpërmjet personave të caktuar, zyrtar të komunës, njerëz të besueshëm të tij në dhënien e tenderëve, realizimin e projekteve me cilësi të ulët, mbylljen e projekteve të papërfunduara, dhënien e lejeve për ndërtim. Logjika e mendësia e njëjtë, sikurse te Stadiumi i Magures, është e pranishme kudo në projektet e komunës. Pothuajse në gjendje të njëjtë e me keqpërdorime të natyrës së njëjtë është edhe Stadiumi në Dubrajë të madhe, edhe më keq është projekti i ashtuquajtur për Tregun e Gjelbër, në të cilin janë investuar mijëra euro për të shndërruar në gërmadhë që nuk përdoret për asgjë tjetër, përveçse nga qentë endacakë, ndërsa shtigjet e ecjes, një projekt për të cilin krekosej bashkë me Lumir Abdixhikun, Imri Ahmeti kanë filluar të shpërbëjnë një ditë pas përurimit dhe gjithë këto shihen qartë në terren… Buxheti i komunës është i qytetarëve të Lipjanit dhe jo pasuri private e kryetarit të Komunës”, tha ajo.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar dje se nëntë zyrtarë komunalë të Lipjanit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të mashtrimit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, duke e dëmtuar buxhetin e Komunës me 300 mijë euro.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani, njofton KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qytetarët e Maqedonisë edhe sot mund të marrin dokumentet personale
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni do të ndiqen nga qindra vëzhgues
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert