LAJMI I FUNDIT:

Pas aksidentit të tmerrshëm, vdes legjenda e Kolumbisë dhe Real Madridit

Pas aksidentit të tmerrshëm, vdes legjenda e Kolumbisë dhe Real Madridit

Ish-lojtari i Kolumbisë dhe i Real Madridit, Freddy Rincon ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare në Cali të Kolumbisë.

Të hënën dolën raporte se Rincon ishte përfshirë në një aksident automobilistik midis automjetit të tij dhe një autobusi.

Ai u dërgua në spital dhe u pranua në një operacion urgjent menjëherë pas aksidentit.

Ish-futbollisti i Real Madridit pëson një aksident horror, u fut në semafor të kuq dhe u godit nga autobusi
Lexo po ashtu Ish-futbollisti i Real Madridit pëson një aksident horror, u fut në semafor të kuq dhe u godit nga autobusi

Megjithatë, pasi kaloi tre ditë duke luftuar për jetën e tij në një repart të kujdesit intensiv, Rincon ndërroi jetë në orët e vona të mërkurës mbrëma.

Sipas gazetës Marca, ai i ishte nënshtruar një operacioni të madh në tru në një përpjekje për të shpëtuar jetën e tij, por nuk ishte në gjendje të kalonte me sukses operacionin.

Të tjerë që ishin me të në automjet u lënduan me shumë plagë gjithashtu nga përplasja, por duket se janë në gjendje stabile.

Rincon luajti futboll profesionist për një total prej 18 vitesh në Brazil, Kolumbi, Itali dhe Spanjë, duke përfshirë një sezon me Real Madridin.

Ai zhvilloi 84 ndeshje për Kolumbinë dhe luajti në tre Kupa të Botës radhazi në 1990, 1994 dhe 1998.

Federata Kolumbiane e Futbollit ishte ndër të parat që vajtuan për vdekjen e tij, ndërsa më vonë shumë klube dhe FIFA reaguan me postime për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori