Estrada Shqiptare dhe Pronarët e restoranteve janë duke planifikuar të organizojnë një protestë gjatë javës së ardhshme.

Këngëtari dhe ish-deputeti i njohur, Labinot Tahiri, konfirmoi se të partën do të jetë para Ministrisë së Shëndetësisë, në shenjë revolte për ndalimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare sivjet.


Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve pjesëmarrjen në këtë protestë e ka konfirmuar edhe këngëtari Afrim Muqiqi.

E një gjë të tillë duket se ka ndër medn ta bëjë edhe këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi, bashkë me të vëllanë e saj, Milotin.

Këtë gjë dyshja vëlla e motër e kanë bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqnin konfirmimin e Afrimit për pjesëmarrje në protestë.

edona1

"Edhe unë do të jem aty, edhe të tjerët kish me qenë mirë me dalë", ka shkruar këngëtarja Llalloshi në InstaStory.

Miloti i cili tani ushtron më shumë profesionin e regjisorit, por njashtu si e motra merret edhe me këndim, ka konfirmuar gjithashtu që të martën do të jetë atje. /Telegrafi/

edona2