LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike të painteresuar për ligjin që normon funksionimin e tyre

Partitë politike të painteresuar për ligjin që normon funksionimin e tyre

Kosova ende nuk ka ligj për partitë politike dhe arsyeja për këtë thuhet të jetë mos interesimi i partive politike, pasi me një ligj të tillë partitë politike do të detyroheshin të jenë më transparente, sidomos në çështjen e financimit.

Njohësi i kësaj fushe, Driton Selmanaj nga organizata Democracy Plus (D+), në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është domosdoshmëri e kohës që vendi ynë ta ketë një ligj i cili normon funksionimin e partive politike në Kosovë.


Sipas tij, s’ka asnjë kuptim logjik që ky segment shoqëror edhe më tutje të rregullohet me legjislacion sekondar (rregullore,udhëzime administrative etj).

“Ky ligj do të duhej të rregullonte të gjitha çështjet që prekin funksionimin e subjekteve politike në vend, duke u nisur nga: regjistrimi, struktura, orientimet ideologjike, zgjedhjet e brendshme e deri tek kufizimet dhe sanksionet ndaj atyre subjekteve që ushtrojnë veprimtari në kundërshtim me rendin juridik dhe kushtetues në vend… Pos nevojës për miratimin e  një ligji të tillë Kosova ka nevojë për iniciativa që kodifikojnë materien që ka të bëjë me zgjedhjet në vend, ku pjesë e saj padyshim do të ishte edhe ligji për subjektet politike”, tha ai për Telegrafin.

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, në një prononcim për Telegrafin tha se është i angazhuar që për partitë politike të hartohet një ligj i veçantë.

“Jemi të angazhuar që për partitë politike të hartohet e miratohet ligj i veçantë ku do të rregulloheshin shumë çështje për organizimin, funksionimin dhe rolin e partive politike. Në këtë drejtim partitë politike do të duhej të japin qëndrimet e tyre për këtë ligj”, tha ai për Telegrafin.

Ndërsa, për mungesën e këtij ligji Musmurati tha se përgjegjësinë e mbajnë jo vetëm partitë politike, por edhe Qeveria dhe Kuvendi.

“Sigurisht se një ligj i tillë jo vetëm se do t’i detyronte partitë politike të kenë një transparencë të plotë dhe një zhvillim të demokracisë edhe përbrenda subjektit politik, por do të ndikonte edhe në përgjegjësitë më të mëdha të deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Në një prononcim për Telegrafin, edhe deputetja nga partia opozitare “Nisma për Kosovën”, Valdete Bajrami, ka thënë se ligji për partitë politike do ta rrisë transparencën dhe llogaridhënien e partive politike

“Do të rregulloheshin shumë gjëra, por sidomos çështja e financimit të partive dhe bërja transparente e tyre. Gjithashtu partitë do të ishin të detyruara që t’i respektojnë rregullat e tyre statutore dhe të rregulloreve. Deri më tani ato p.sh as statutet e tyre nuk i kanë respektuar”.

Ajo tha se në parim e përkrahin Ligjin për partitë politike. “Konsideroj që së pari duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe pastaj legjislatura e ardhshme të punojë në nxjerrjen e Ligjit për partitë politike”, tha ajo.

Deputetja Bajrami tha se arsyeja pse nuk ka Ligj për partitë qëndron te fakti  i mos interesimit të partive të mëdha për të miratuar një ligj të tillë. “…Një ligj i tillë do t’i detyronte ato të jenë më të përgjegjshme”, tha ajo.

Ndryshe, Telegrafi ka kontaktuar disa herë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, por nuk kanë dhënë përgjigje, ndërkaq zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i ka thënë Telegrafit se nuk kanë përgjigje për këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori