LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike pro dialogut Kosovë-Serbi, por me qasje të re 

Partitë politike pro dialogut Kosovë-Serbi, por me qasje të re 

Paritë politike janë për bisedime me Serbinë, por duhet të ketë një qasje të re dhe Kosova duhet ta ketë platformën paraprake për tema të rëndësishme.

Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga KDI me përfaqësuesit e partive politike, ku u diskutua për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe rolin  e Kuvendit të Republikës së Kosovës karshi këtij dialogu.


Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi  tha se janë për pro dialogut, por për një format tjetër të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se Kuvendi i Kosovës duhet të ketë rol kyç dhe ku do të raportoheshin marrëveshjet të cilat nënshkruhen në Bruksel.

“Kosova duhet ta ketë platformën paraprake për tema të rëndësishme. Kosova ka lidershipin e vet, ka institucionet e veta dhe Kuvendi është ai që duhet ta përcjell dialogun. Duhet të raportohet në Kuvend, gjë e cila nuk ka ndodhur deri më tani. Jemi për një format tjetër të bisedimeve dhe raportimi është i domosdoshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Isufi.

Por, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje u shpreh se dialogu me Serbinë ka qenë një proces i njëanshëm qeveritar, raporton Telegrafi.

Ai tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur asnjë rol në dialogun Kosovë – Serbi.

“Jam ithtar që Kuvendi i Kosovës të jetë në qendër të këtij procesi. Qeveria e Kosovës ka imponuar një agjendë të mbyllur me dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu ka filluar pa një agjende të qartë, pa një plan të hollësishëm dhe gjatë gjithë kohës mos transparenca u bë një praktike e zakonshme. Ky dialog nuk ka dal i saktë dhe frytdhënës ”, theksoi ai.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë një dialog me problemet parciale dhe jo fondamentale.

“Kosova me Serbinë është mirë të filloj nga problemet parciale dhe problemin fondamental ta lënë anash. Qasja do duhej të ishte ndryshe dhe mendoj që me Serbinë faktikisht nuk kemi zgjidhur asnjë problem…”, ka thënë Konfjunca.

Në anën tjetër deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, theksoi se kanë kërkuar nga ndërmjetësit e bisedimeve që të jenë më këmbëngulës në zbatimin e marrëveshjeve nga pala serbe.

Ai tha se ekziston një marrëveshje dhe memorandum bashkëpunimi në Kuvendin e Kosovës për informim gjatë procesit të dialogut, i cili sipas tij është i një rëndësie të veçantë.

“Nga Brukseli kemi kërkuar që të jetë vetë këmbëngulës dhe ta detyroj palën serbe në zbatimin e marrëveshjeve… Marrëveshjet shtetërore duhet të ratifikohen në parlament dhe për çdo marrëveshje parlamenti duhet të jetë i kyçur dhe i mirinformuar”, tha ndër të tjerë Reçica. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori