LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike nuk po i nënshtrohen procesit të auditimit të financave

Partitë politike nuk po i nënshtrohen procesit të auditimit të financave

Që nga viti 2013, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përzgjedhë auditorët për të kryer auditimin e financave të subjekteve politike, duke shkelur kështu Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike më specifikisht nenin 19.1 dhe 19.2 për kontroll financiar.

Kështu vlerësohet në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës lidhur me financat e partive politike.

Ky ligj obligon çdo subjekt politik që në baza vjetore t’ia paraqes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Raportin Vjetor Financiar duke përfshirë edhe Raportin për Deklarimin e Shpenzimeve të Fushatës Zgjedhore.

“Kuvendi, respektivisht Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike duhet të bëj përzgjedhjen e dhjetë (10) auditorëve me anë të një konkursi të hapur çdo fillim vit të cilët do të duhej ta kryenin  auditimin e financave të subjekteve politike. Ky proces duhet të përfundoj më së largu deri më 15 qershor të vitit pasues. Po në bazë të këtij ligji, KQZ-ja ka për detyrë që t’i publikoj të gjitha raportet vjetore financiare të subjekteve politike së bashku me raportin përfundimtar të auditimit të subjekteve politike”, thuhet në raport.

“Subjektet politike kanë respektuar afatet kohore për dorëzim të raporteve financiare në KQZ, mirëpo këto raporte nuk janë bërë publike, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje e cila e ka bërë publike raportet financiar në ueb-faqe e saj zyrtare”, thuhet më tej në raport.

Arsyet zyrtare për dështim të auditimit të financave kanë qenë ndarja shumë e ulët e buxhetit në raporte me çmimin e tregut që kërkohet për veprimtari të tillë.

“Në mungesë të auditimit tash e gati katër vite, burimet dhe shpenzimet financiare nuk janë të ditura për publikun. Mungesa e transparencës financiare është theksuar së fundi edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Siguri
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Lajme
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Kalo në kategori