LAJMI I FUNDIT:

Partitë dhe thirrjet e tyre për shtet ligjor dhe luftë kundër korrupsionit

Partitë dhe thirrjet e tyre për shtet ligjor dhe luftë kundër korrupsionit
Fadil Sahiti (foto: Fahredin Spahija)

Fushata për zgjedhjet e përgjithshme tashmë ka filluar. Liderët e partive politike, si zakonisht, premtojnë respektim të ligjit, luftë kundër korrupsioni, zhvillim ekonomik etj. Por, sa janë të sinqerta partitë politike kur i japin këto premtime?

Po të bazohemi në të bëmat e tyre, konkretisht në atë se çfarë kanë bërë gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet lokale, këto premtime dalin të jenë farsë.


Ja çfarë thonë raportet e auditimit, të bëra publike në prill të këtij viti, e që mbulojnë periudhën korrik-tetor 2017.

Për AAK-në, auditori ka gjetur një grumbull shkeljesh ligjore. Nga totali i shpenzimeve prej 252,112 eurosh, për sa janë deklaruar, vetëm 50,100 janë të dokumentuara me fatura dhe dokumente tjera, ndërkaq për shumën tjetër nuk ka asnjë dokumentacion përkatës.

Në raportin për Nismën Socialdemokrate thuhet se ky subjekt nuk ka mbajtur fare evidencë mbi transaksionet me para të gatshme dhe si rezultat i kësaj, auditorët nuk kanë qenë në gjendje të aplikojnë procedurat e auditimit. Është interesant fakti se kjo parti ka deklaruar suficit, d.m.th. nga totali i të hyrave prej 68,742 eurove, kanë raportuar suficit prej 17,029 eurove.

LDK ka realizuar të hyra prej 523,477 eurove, ndërkaq ka shpenzuar 878,225 euro. D.m.th., kjo parti ka deklaruar 354,747 euro shpenzime më shumë se të hyrat e realizuara. Auditorët nuk kanë qenë në gjendje të faktojnë si janë harxhuar 79,000 euro, edhe pse nga LDK thotë se janë dhënë për paga. 630,479 euro janë shpenzuar për reklama, reprezentacion, konferenca, por auditorët nuk kanë qenë në gjendje t’i faktojnë me prova. Në mënyrë specifike, auditori nuk ka qenë në gjendje fare të faktojë se si janë shpenzuar 117,891 euro.

Raporti për PDK-në duket më interesanti. Kjo sepse auditori këtu nuk jep informacione lidhur me dokumentacionin që e ka konsultuar, pasi në mënyrë sipërfaqësore përshkruan vetëm shkeljet procedurale. PDK ka pasur 96,313 euro te hyra dhe 266,252 euro shpenzime. D.m.th., ka harxhuar 169,939 euro me shumë sesa kanë pasur të hyra. Arsyet përse auditori ka qenë i kursyer në përshkrimin e fakteve, nuk dihen, edhe pse mund ta marrim me mend.

LVV gjithashtu ka bërë një varg shkeljesh ligjore. Të hyrat kanë qenë 367,796 euro, ndërkaq shpenzimet 576,939 euro. D.m.th., partia ka harxhuar 209,142 euro më shumë sesa kanë pasur të hyra. Edhe tek kjo parti auditori thekson se ka një varg shkeljesh procedurale. Për më tepër, tek shpenzimet e reklamave, reprezentacionit, komunikimit etj., nuk ka dokumentacion përmes të cilit dokumentohen shpenzimet.

Ndaj, duket e qartë se këta që kërkojnë votën tonë për të vënë ligj dhe rregull në shtetin tonë, vet e shkelin atë, madje edhe pa e marrë pushtetin ende. Rregulli i parë i çdo shteti normal është respektimi i ligjit. Askush nuk guxon të jetë i lirë të zgjedh se cilat ligje do të përmbush e cilat jo. Të gjitha ligjet e kanë peshën e njëjtë. Të përfshihesh në mosrespektim të çdo lloj ligji, është kontribut për të vënë në dyshim vetë natyrën e ligjit. Ta vësh në dyshim dhe të mos i bindesh ligjit, është e barabartë me shkatërrimin e autoritetit të ligjit. Thyerja e një rregulli, një ligji të vetëm, përbën thelbin e anarkisë, përbën thelbin e paligjshmërisë. Thyerja e një ligji të vetëm është premisë e sigurt e mendësisë dhe kulturës mafioze, e kulturës kriminale.

Në trend

Më shumë
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Magazina
Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk "të pistë"

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Liga e Kampionëve
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori