LAJMI I FUNDIT:

Partia e Vuçiqit fiton bindshëm në Beograd

Partia e Vuçiqit fiton bindshëm në Beograd

Presidenti i Serbisë dhe Partisë Progresive Serbe (SNS) , Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte se partia e tij në zgjedhjet e Beogradit fitoi më shumë se 45 për qind të votave.

“Sot ishte një ditë e mirë, dita kur qytetarët zgjodhën përfaqësuesit e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike, dhe treguan një fytyrë vërtet demokratike të vendit, pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve të shumta për të prishur këtë proces”, tha Vuçiq.


Ndonëse rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura nesër, Vuçiq ka theksuar se lista e SNS ka fituar më shumë se 45 për qind të votave në Beograd dhe se kjo është arritja e tyre më e mirë në kryeqytet deri më tani pasi kanë një shumicë absolute.

Vuçiq tha se emri i kryebashkiakut të ri të Beogradit do të mësohet brenda 50 ditësh. /Telegrafi/