LAJMI I FUNDIT:

‘Parlamenti Studentor ka harxhuar mijëra euro për llogari telefonike, ahengje dhe udhëtime’

‘Parlamenti Studentor ka harxhuar mijëra euro për llogari telefonike, ahengje dhe udhëtime’

“Shuma të mëdha nga Buxheti i Parlamentit Studentor janë harxhuar për llogari telefonike, ahengje, bileta aeroplani dhe për rroga të personave me mandat të kryer, ose funksionet e të cilëve, kjo sipas Statutit të Organizatës nuk vlejnë”, qëndron në Raportin financiar për 2014-2015, ku sot Plenumi e publikoi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mjetet që i merr Plenumi vijnë nga buxheti i shtetit,nga donacionet dhe universiteti, por përqindja më e madhe e mjeteve vijnë nga studentët.


Sipas raportit , në vitin 2014/15, Plenumi Studentor njofton se ka disponuar me 2.650.000 denarë, prej të cilëve 136.676 denarë janë harxhuar për kryerësin e detyrës kryetarin Kiril Spirovski, që sipas Plenumit, funksion i tillë nuk ekziston në statutin e Organizatës, gjegjësisht person fiktiv ka marrë rrogë të rregullt

‘Në dokumentet e Regjistrit Qendror, te cilat i kemi dorëzuar te Rektorati dhe në publik, qartë shihet se Kiril Spiroski aspak nuk ka qenë i emëruar kryetar në atë periudhë, ndërkaq ai ka marrë rrogë’, tha Teodora Stolevska nga Plenumi Studentor.

Sipas saj, Organizata studentore, në mënyrë kriminele, të papërgjegjshme dhe në mënyrë jo-transparente i ka harxhuar paratë e studentëve.

“Sipas raporteve, 181.000 denarë janë harxhuar për fakultetet amë. Problemi është që nuk e dimë se në çfarë mënyre janë harxhuar paratë. Më tej, pamë se për llogari telefonash janë harxhuar 342.250 denarë. Ajo që është më e rëndësishme se vetëm për një llogari telefonike janë harxhuar 62.000 denarë. Plotësisht kemi informata se për bileta aeroplani, për vetëm dy persona janë harxhuar 263.000 denarë. Kanë udhëtuar në Izrael, Rusi Armeni dhe Lituani”, tha Stolevska. /Telegrafi/