LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti mblidhet të enjten për të votuar heqjen e imunitetit, Berisha thërret protestë

Parlamenti mblidhet të enjten për të votuar heqjen e imunitetit, Berisha thërret protestë

Nga kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, ish-kryeministri Sali Berisha ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën e të enjtes para parlamentit.

Në një prononcim për media pas përfundimit të mbledhjes me grupin e Gazmend Bardhit, Berisha deklaroi se opozita do të mbrojë vlerat dhe parimet nga një sulm brutal i Edi Ramës.


Berisha deklaroi se grupi i Gazmend Bardhit mbështet protestat e opozitës dhe të enjten do të jenë të bashkuar përpara parlamentit.

“Ne do të mbrojmë vlerat, parimet nga një sulm antikushtetues, brutal i Edi Ramës dhe lakejve të tij. U diskutua gjerësisht mbi qëndrimet që do të mbahen ndaj këtij regjimi dhe ju garantoj se do të jenë vetëm përballje, përballje.

Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të konsolidojë këtë regjim antidemokratik, diktatorial, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Diskutimet ishin të gjera. Të shumta.

Zoti Bardhi do të ju njohë ju me më hollësi për vendimet që u morën, parimet që do të bazohet qëndimi ynë”, tha Berisha.

Pyetje: O sot o kurrë, por deputetët që mbështesin Gazment Bardhi dhe ai vetë nuk ishin në protestën tuaj.

Sali Berisha: A jemi sot apo dje?
Pyetje: A i mbështesin ata protestat?
Sali Berisha: Ditën e enjte Shqipëria është para parlamentit. Të bashkuar absolutisht. Ditën e enjte është para parlamentit, Tirana dhe Shqipëria.
Pyetje: Pas ditës së enjte çfarë do të ndodhë?
Sali Berisha: Betejë pa kthim, betejë pa kthim.