LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti finlandez voton për anëtarësim në NATO

Parlamenti finlandez voton për anëtarësim në NATO

Parlamenti finlandez miratoi sot ligjin që lejon Finlandën të bëhet më në fund anëtare e NATO-s, dhe tani asaj i duhet vetëm pëlqimi i Hungarisë dhe Turqisë.

Finlanda, deri tani një vend i neutralitetit të politikës së Jashtme, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës në maj të vitit të kaluar, vendosi t’i bashkohet Organizatës së Traktatit të Aleancës, e mbrojtjen e kufirit prej 1300 kilometra me Rusinë, pati vendosur ta mbrojë vetë, transmeton Telegrafi.


Me miratimin e dokumenteve bazë të NATO-s, Finlanda është një hap përpara Suedisë, e cila gjithashtu aplikoi për anëtarësim, por u refuzua nga Turqia.

Parlamenti hungarez po debaton për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Lexo po ashtu Parlamenti hungarez po debaton për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Finlandën e presin zgjedhjet parlamentare në fillim të prillit, ndaj disa analistë besojnë se ajo dëshiron të përfundojë procesin e anëtarësimit deri në atë datë. Për anëtarësim votuan 184 deputetë dhe kundër 7.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se vendi i tij është gati të presë Finlandën, por se ende e konsideron Suedinë si një strehë për anëtarët e grupeve terroriste.

Si Finlanda ashtu edhe Suedia janë ende në pritje të miratimit nga Hungaria, parlamenti i së cilës filloi debatimin e çështjes sot dhe mund të mbajë një votim më vonë gjatë muajit. /Telegrafi/