LAJMI I FUNDIT:

Parku i parë vetëm për të rritur, me përmbajtje komplet erotike (Foto)

Parku i parë vetëm për të rritur, me përmbajtje komplet erotike (Foto)

Brazili është vendi prej nga vijnë disa nga futbollistët më të mirë në botë.

Është e vështirë të flitet për këtë vend, pa i menduar xhunglat e dendura, plazhet përrallore, tingujt ekzotik të sambës, lambadën dhe lëvizjet e mprehta të luftërave marciale, transmeton Telegrafi.


Me femrat ndër më të bukurat në botë, vendi më i madh i Amerikës së Jugut rrezaton sensualitet pa u munduar aspak. Derisa meshkujt i falënderojnë për bartjen e veshjeve të holla dhe të tejdukshme, ato e mallkojnë gjininë e kundërt, për standardet joreale të bukurisë.

Por, nëse mendoni se Brazili nuk ka më sensualitet për të dhënë, bëhet e ditur se në këtë vend do të hapet një park i madh me përmbajtje erotike, vetëm për të rritur.

Më 2018 në Peracicaba pritet të hapet ‘Eroticaland’, një hapësirë e me lojëra dhe dekorime që kanë temë seksuale. Mirëpo, ky vend që do të ndërtohet në ‘Noiva de Colina’, apo në shqip ‘nusja e kodrave’ nuk do të jetë i destinuar për orgji, festivale pornografike apo shëtitje nudiste.

Organizatorët nuk i kanë bërë të ditura detajet, por ky vend do të inkurajojë marrëdhëniet e mbrojtura seksuale dhe shëndetin në përgjithësi. /Telegrafi/

‘Eroticaland’ parku i parë vetëm për të rritur
‘Eroticaland’ parku i parë vetëm për të rritur