Parkimi në pjesë të Hagës do të kushtojë deri në 50 euro, pavarësisht se sa kohë do të qëndrojë e parkuar vetura
Parkimi në rrugë të caktuara të Hagës do të kushtojë 50 euro, pavarësisht nëse automjeti do të parkohet për 10 minuta apo për gjithë ditën.
Kjo po bëhet për të parandaluar bllokimin e trafikut në pjesët atraktive të qytetit, transmeton Telegrafi.
Tarifa, e cila do të aplikohet për një vit, vlen edhe për zonat përreth plazhit të njohur Scheveningen.
Banorët vendas ankohen prej vitesh se nuk mund të gjejnë parkim në qendër të qytetit dhe Scheveningen.
Për këtë arsye autoritetet vendosën të dekurajojnë parkimin në pjesët e përmendura të qytetit duke paguar një çmim të lartë.
Zëdhënësi i këshillit bashkiak, Jurriaan Esser, theksoi se ky është një pilot-projekt që do të përcaktojë avantazhet dhe disavantazhet e sistemit të ri të tarifimit, dhe se pas kësaj do të shqyrtohet nëse do të vazhdohet me këtë lloj tarifimi.
Banorët vendas dhe kompanitë vendase do të kenë përparësi në parkimin në rrugët ku ka kryesisht ndërtesa banimi.
“Ne duam që këmbët tuaja të jenë mënyra kryesore e transportit, e ndjekur nga biçikleta, transporti publik dhe vetëm më pas një veturë. Kjo nuk do të thotë që ne nuk lejojmë vetura në qytetin tonë. Do të thotë që nëse do të udhëtoni për një kohë të shkurtër transporti juaj duhet të jenë këmbët tuaja, kjo është e dobishme jo vetëm për mjedisin, por edhe nga aspekti kohor është më e pranueshme”, tha Esser.
Çmimi prej 50 euro është dhjetë herë më i lartë se çmimi i zakonshëm i parkimit në Hagë.
Megjithatë, ka nga ata që nuk janë të kënaqur me këtë vendim. Ithtarët e çiklizmit si formë bazë e transportit, besojnë se vendimi nuk mjafton për të dekurajuar përdorimin e veturave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Tesla e paditi Teslën
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City