LAJMI I FUNDIT:

Park gjigant dedikuar djathit (Foto)

Park gjigant dedikuar djathit (Foto)

Turistët që shkojnë në Korenë e Jugut dhe duan të përjetojnë diçka krejt ndryshe, këtë park gjigant që i është dedikuar djathit, duhet ta kenë në listën e vizitave.

Atraksioni turistik që njihet si Ismil Cheese Theme Park, shtrihet në 7.2 hektarë dhe përmban shumë objekte që kanë forma sikur copat e ndryshme të djathit, transmeton Telegrafi.

Por, nuk janë vetëm këto pasi vizitorëve iu ofrohen punëtori për të përpunuar djathin e zakonshëm dhe mocarelën. Restoranti ofron shumëllojshmëri specialitetesh djathi, prej shpagentave, pesë llojeve të picave dhe hamburgerëve.

Në mesin e atraksioneve tjera janë edhe parku për fëmijë, kopshti me kafshë, dyqani për dhurata dhe shpella ku lihet djathi që të vjetrohet. Islmil është qyteti ku për herë të parë është prodhuar djathi korean, ku edhe ndodhet parku i pazakontë.

Didier Serstevens është prifti belg që ishte vendosur në atë regjion në vitet 1950, si pjesë e misionit për të ndihmuar për përgatitjen e djathit. Misionari rriti dhi dhe nisi ta përpunonte djathin që u emërua Isimil.

Parku është hapur në vitin 2004, për t’i njoftuar njerëzit me trashëgiminë e bulmetit, si dhe procesin si përpunohet ky ushqim. /Telegrafi/