Paris Jackson zbuloi një nga pasojat e rënda që i ka lënë abuzimi me drogë në trupin e saj, duke treguar se ka një vrimë në mes të hundës.

Në një video të fundit në rrjetet sociale, vajza 27-vjeçare e Michael Jackson shpjegoi se kishte zhvilluar një septum të shpuar, gjendje që shkakton fishkëllimë kur merr frymë.


E kuptova që nuk e kisha trajtuar kurrë këtë dhe ndonjëherë mund të jetë shumë e dukshme, tha Paris, duke treguar gjendjen me dritën e telefonit cellular, shkruan DailyMail.

Ajo sqaroi se problemin e kishte nga përdorimi i drogës, që kishte nisur rreth moshës 20-vjeçare, dhe kishte vuajtur prej shtatë vitesh.

Sipas ekspertëve, një septum i shpuar mund të shkaktohet nga përdorimi i kokainës, abuzimi me sprej nazal, lëndime, infeksione apo sëmundje të tjera, dhe në disa raste kërkohet trajtim kirurgjikal ose medikamentesh për të parandaluar infeksionet.

Drejt fundit të videos, Paris paralajmëroi ndjekësit: "Mos përdorni drogë, fëmijë”. Megjithatë, ajo shtoi se secili duhet të përjetojë jetën sipas rrugës së vet: Nuk do t’i them askujt çfarë të bëjë. /Telegrafi/