LAJMI I FUNDIT:

Parashkruhet aktakuza ndaj personit që e kërcënoi gazetarin

Parashkruhet aktakuza ndaj personit që e kërcënoi gazetarin

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se aktakuza e Prokurorisë Themelore e Prishtinës e ngritur me datë 14.10.2013 ndaj Enver Sopjanit, i cili e kishte kërcënuar gazetarin, Vehbi Kajtazi, ka arritur afatin e parashkrimit.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës të marrë më datë 28.02.3018, bëhet e ditur se ndjekja penale ndaj të pandehurit Enver Sopjanit, ka arritur parashkrimin absolut dhe si e tillë aktakuza e Prokurorisë Themelore të Prishtinës është hedhur poshtë si e vjetërsuar nga ana e gjykatës.


Në arsyetimin e këtij vendimi, gjyqtari i kësaj çështje gjyqësore, Agim Kuçi, ka bërë të ditur se kjo lëndë e ka arritur parashkrimin absolut të ndjekjes penale më datë 06.12.2017, thuhet në komunikatën për media.

“Gjyqtari i vetëm gjykues pas pranimit të përgjigjes lidhur me kërkesën e mbrojtjes për hedhje të aktakuzës nga ana e Prokurorisë së Shtetit dhe pas shqyrtimit dhe vlerësimit të shkresave të saj, pas rikualifikimit të veprës penale nga ana e Prokurorisë konstatoj se në rastin konkret ka arritur afati kohorë i parashkrimit absolut i ndjekjes penale”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin e gjykatës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës konsideron se një praktikë e tillë nga ana e pushtetit gjyqësor, duke i lënë rastet e gazetarëve me vite të tëra në sirtarët e tyre, përveç që është në kundërshtim më parimet juridike për një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme, mos zgjidhja e këtyre lëndëve ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sigurinë dhe jetën e gazetarëve.

AGK i bënë thirrje institucioneve të drejtësisë, në këtë rast Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës, që rastet ndaj gazetarëve të trajtohen me prioritet dhe seriozitet maksimal dhe kryerësit e veprave penale ndaj gazetarëve të marrin dënimin e merituar.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori