LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i yjeve për fëmijët

Parashikimi i yjeve për fëmijët
education, school, art and painitng concept - little student girl showing painted hands at school

Kur flasim për shenjat e horoskopit, nuk bëjmë dallim moshe! Edhe fëmijët kanë pjesën e tyre të parashikimit të cilën mund të mos e lexojnë ata vetë por prindërit!

Dashi
Fëmija Dash është kurioz, i vrullshëm, impulsiv dhe shumë i hapur. Ai do aventurën dhe i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, duke vendosur se çfarë do të bëjë dhe kur do ta bëjë. Ai mund të “zbutet” nga një i afërm në një shenjë të ujit.


Demi
Shumë kokëfortë, fëmija Dem është “punëtor” i palodhur. Ai është një fëmijë që do të jetë i rrethuar nga natyra dhe familja, është i shoqërueshëm dhe i dashur. Por kur sheh “të kuqe”, ashtu si dhe kafsha Dem, tronditet qetësia familjare.

Binjakët
Argëtues dhe ironik, fëmija Binjakët gjithmonë do ta ruajë shpirtin e tij prej Peter Pan (edhe në moshën 40-vjeçare do të jetë e lehtë për të gjetur karakteristikat kur ai ishte një fëmijë). Binjakët janë shumë llafazanë dhe priren të mërziten lehtë. Në fakt, ai është një fëmijë kurioz dhe vazhdimisht në kërkim të stimujve.

Gaforrja
Fëmija Gaforre është një “çun mamaje” i shkëlqyer. I ëmbël dhe shpesh i turpshëm, Gaforrja është shumë e lidhur me figurën e nënës dhe familjes në përgjithësi. Ëndërrimtar si të gjitha shenjat e ujit.

Luani
Fëmija Luan pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, është shumë besnik dhe i sinqertë, por gjithashtu mund të jetë shumë i prekshëm dhe dembel. Ju mund ta zbusni këtë krenari duke e rritur nga një shenjë ajri (për shembull me Binjakët).

h

Virgjëresha
Fëmija i lindur nën shenjën e Virgjëreshës ka një shans të mirë për t’u bërë një i rritur rigoroz dhe në disa herë pak “i rëndë”. Por është një fëmijë i sjellshëm dhe zakonisht i respekt rregullat e të rriturve.

Virgjëresha
Peshorja njihet lehtë, sepse ka një natyrë objektivisht të bukur dhe zakonisht komode. Fëmija Peshore nuk e pëlqen konfliktin dhe ekseset, por adhuron gjithçka që është e bukur dhe harmonike. Jo rrallë, në fakt, ajo ka një shpirt artistik.

Akrepi
Shenjë pak e vështirë dhe hakmarrëse. Në fakt, Akrepi është edhe shumë i dashur. Një fëmijë Akrep shquhet për dashurinë për rrezikun, madje dhe të tepërt. Shpesh jashtë linjës, por i bukur dhe i shkëlqyer, Akrepi është shumë posesiv në miqësitë e tij.

Shigjetari
Fëmija Shigjetar bën miq shumë lehtë dhe kultivon miqësi. Idealist, i pëlqen të udhëtojë dhe e do aventurën. Performon shumë mirë në sporte.

Bricjapi
Ky është një fëmijë i cili shfaqet i mbyllur për pjesën tjetër të botës. I duhet kohë, për shkak se fëmija Bricjap do të japë besimin dhe vëmendjen e tij për dikë. Por ai është një mik shumë besnik dhe, zakonisht, ka një arritje të mirë akademike. Pasi cilësohet me një ndjenjë të fortë të detyrës.

Ujori
Fëmija Ujor është i pazakontë. Çdo gjë që shkon kundër rrymës, tërheq mendjen e tij. I shoqërueshëm, origjinal, fëmijët e lindur në këtë shenjë duan të eksperimentojnë dhe zakonisht janë shumë të pavarur. Janë të hipnotizuar nga teknologjia dhe nga gjithçka që është e re.

Peshqit
Fëmijët e lindur nën shenjën e Peshqve adhurojnë të ëndërrojnë me sy hapur dhe shumë janë të tërhequr nga dizajni. Krijues, e ndihen vërtet keq nëse kritikohen. Shpesh janë pak të turpshëm dhe mund të izolojnë veten në botën e tyre të brendshme për orë të tëra. /Telegrafi/