LAJMI I FUNDIT:

Paraqitje spektakolare a Arijanet Muric për Burnleyn, por ai lëndohet dhe lë fushën 10 minuta para fundit të ndeshjes

Paraqitje spektakolare a Arijanet Muric për Burnleyn, por ai lëndohet dhe lë fushën 10 minuta para fundit të ndeshjes

Arijanet Muric ka zhvilluar një tjetër ndeshje të madhe me fanellën e Burnleyt.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm në duel me West Bromwich Albion, ku kjo ndeshje përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.

23-vjeçari ishte në top formë, derisa qëndroi në fushë për 83 minuta duke u larguar pasi pësoi një lëndim sa ishte rezultati 0-1 në të mirë të Burnleyt.

Muric ishte fantastik në këtë duel, duke bërë hiq më pak se shtatë pritje të mëdha.

Skuadra e udhëhequr nga Vincent Kompany udhëhoqen nga pjesa e parë 0-1 me golin e Jay Rodriguez nga penalltia.

E pikërisht Aro Muric dhuroi një top fantastik në mesfushën e kundërshtarit ku portieri mysafir shkaktoi penallti.

Aro po kalon formë tejet të lartë këtë edicion te Burnley, por ai përsëri pësoi një lëndim dhe mbetet të shihet se sa do të mbetet jashtë fushave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori