LAJMI I FUNDIT:

Paraqitja e tatimit vjetor deri më 15 mars

Paraqitja e tatimit vjetor deri më 15 mars

Qytetarët e Maqedonisë do të duhet t’i paraqesin taksat vjetore dhe duhet t’i dorëzojnë në Drejtorinë e të hyrave publike për vitin e kaluar 2015, transmeton Telegrafi.

Përpos pagave pensionale apo benificionet bujqësore, veprimtarive të pavarura që kanë përfituar të ardhurat nga: qiraja, lëshim i pronës- në qira ose nën qira, të drejtat e autorit, pronësisë industriale, pagesat dividente, përfitimi i kapitalit nga shitja e saj dhe pasurive të patundshme, përfitime nga lojat shpërblyese me vlerë mbi 5 mijë denarë, përfitime nga lojat shpërblyese nga web-faqet e internetit të huaj, të ardhurat personale nga jashtë vendi dhe të ardhurat e tjera, duhet që të dorëzohen deklarimet tatimore për vitin e kaluar.


Në aplikimin PDD-GDP e cila ështe pa pagesë, të dhënat janë përfshirë edhe në sistemin kompjuterik ku mund t’i kërkoni dhe t’i gjeni aty.

Pas plotësimit të të dhënave presonale, ju duhet të printoni formularin e aplikimit në dy kopje. Në momentin e dorëzimit për të dhënat, ju duhet të mbani një edhe një kopje personale. /Telegrafi/