LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëron ministri hungarez: Mund të kemi rekorde të reja – 13,000 raste të reja dhe 200 të vdekur nga COVID-19 në ditë

Paralajmëron ministri hungarez: Mund të kemi rekorde të reja – 13,000 raste të reja dhe 200 të vdekur nga COVID-19 në ditë

Numri ditor i rasteve të infektimit me coronavirus në Hungari mund të arrijë në 13,000 dhe numri i vdekjeve në 200, paralajmëroi ministri hungarez i Burimeve Njerëzore, Miklos Kasler.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ishte i ftuar në një radio lokale mbrëmë vonë, në një kohë kur lloji shumë i transmetueshëm i coronavirusit, Omicron, po ndikon në një valë të re infeksionesh.

Kasler, i cili është gjithashtu përgjegjës për kujdesin shëndetësor, tha se qeveria hungareze po konsideronte t’i ofronte popullatës një dozë të katërt të vaksinës kundër Covid-19.

Megjithatë, ministri theksoi se nevojiten vlerësime shtesë të kohëzgjatjes së imunitetit pas dozës së tretë.

Të premten, më 7 janar, Hungaria raportoi 6,524 raste të tjera të infeksionit, ndërsa numri i vdekjeve nga Covid-19 arriti në 39,780.

Pak më shumë se gjashtë milionë njerëz në Hungari morën të paktën dy doza të vaksinës kundër Covid-19 dhe 3.217 milionë morën dozën e tretë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtari rus rrëfen për humbjet e mëdha që i kanë pësuar në Kharkiv: Ishim 100 në regjimentin tim, sot jemi 12

Ushtari rus rrëfen për humbjet e mëdha që i kanë pësuar në Kharkiv: Ishim 100 në regjimentin tim, sot jemi 12

Evropa
Netanyahu shpërndan kabinetin e luftës

Netanyahu shpërndan kabinetin e luftës

Botë
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Ukraina

Ukraina "përgatit terrenin" për sulme në Krime pas mbërritjes së aeroplanëve luftarakë F-16

Evropa
Trump: Zelensky është shitësi më i mirë, sa herë që vjen në SHBA largohet me 60 miliardë dollarë

Trump: Zelensky është shitësi më i mirë, sa herë që vjen në SHBA largohet me 60 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori