LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëron Hoti: Nëse do të ketë rritje të rasteve me COVID-19, pas tri javëve do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme

Paralajmëron Hoti: Nëse do të ketë rritje të rasteve me COVID-19, pas tri javëve do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se pas dy tri javëve nëse vazhdon rritja e numrit të rasteve me COVID-19, do të detyrohen të marrin masa më ekstreme.

Hoti ka thënë se rreziku është real dhe pas dy ose tri javëve ne do ta kemi të njëjtën gjendje si shumica e vendeve të BE-së.


“Rreziku është real që ne për dy deri në tri javë të kemi të njëjtën gjendje që po kalojnë shumica e vendeve të VBE-së. Në regjion kemi filluar të rrethohemi prej vendeve me numër shumë të lartë të të prekurve, te ne sapo ka filluar të rritet numri. Rreziku është real që pas dy tri javëve nëse shkon me këtë trend ne do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme”, tha Hoti.

Ai shtoi se me respektimin strikt të masave ne mund ta mirëmbajmë këtë gjendje.

“Nuk dëshirojmë që ti shqetësojmë bizneset, e as qytetarët që t’i ndalojmë në rrugë ti gjobitim, ti mbyllim bizneset, tu shkojmë njerëzve në ndeja e ahengje private, por është në interes të tyre që t’i respektojmë këto masa”, tha Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori