LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëron drejtori i CIA-s, Burns: Putin mund të përdor armë bërthamore në Ukrainë

Paralajmëron drejtori i CIA-s, Burns: Putin mund të përdor armë bërthamore në Ukrainë

Drejtori i inteligjencës amerikan, William Burns paralajmëroi se nuk duhet të neglizhohet mundësia e përdorimit të armëve bërthamore nga ana e ushtrisë së presidentit rus, Vladimir Putin.

“Duke pasur parasysh dëshpërimin e mundshëm të presidentit Putin dhe udhëheqjes ruse, duke pasur parasysh pengesat me të cilat ata janë përballur deri më tani, ushtarakisht, asnjë prej nesh nuk duhet ta merr me lehtësi kërcënimet e tyre se mund të përdorin armët taktike bërthamore ose armët bërthamore me rendiment të ulët”, tha Burns në një fjalim në Georgia Tech në Atlanta, raporton businessinsider.


Zelensky paralajmëroi botën: Putin mund të përdorë armë bërthamore
Lexo po ashtu Zelensky paralajmëroi botën: Putin mund të përdorë armë bërthamore

Përveç dështimit për të marrë Kievin, Rusia ka humbur mijëra ushtarë dhe një numër të konsiderueshëm të gjeneralëve. Rusia gjithashtu humbi kohët e fundit luftanijen Moskva – krenaria e flotës ruse në Detin e Zi.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një intervistë për CNN-në tha se bota duhet të jetë “gati” për mundësinë që Rusia të përdorë armë taktike bërthamore në Ukrainë.

Armët bërthamore taktike janë zakonisht shumë më pak të fuqishme se armët bërthamore strategjike dhe kanë aftësi më të ulëta shpërthyese ndërsa janë të dizajnuara për t’u përdorur kundër pozicioneve ushtarake si bunkerët ose objektet portuale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori