LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen rregulla të reja të rrepta për lojrat e fatit në Maqedoni

Paralajmërohen rregulla të reja të rrepta për lojrat e fatit në Maqedoni

Klubet e lojrave të fatit do të duhet t’u përshtaten rregulloreve të reja të cilat janë paralajmëruar nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshimet për Ligjin për lojra të fatit janë përgatitur dhe do të vihen në shqyrtim publik nga java e ardhshme.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Dragan Tevdovski, gjatë pyetjeve për deputetët. Sipas tij, ndryshimet e propozuara do të ndikojnë që rregulloret të bëhen më të rrepta për të vendosur rend në këtë sferë./Telegrafi/