LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi për largimin e Katarit nga OPEC-u lëviz tregjet e naftës

Paralajmërimi për largimin e Katarit nga OPEC-u lëviz tregjet e naftës

Ministri i Energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi, ka deklaruar se vendi i tij do të tërhiqet nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) që nga janari i vitit të ardhshëm.

Al-Kaabi në një konferencë për media, tha se vendimi vjen pasi Katari shqyrtoi mënyrat në të cilat do të përmirësonte gjendjen e saj botërore dhe se vendi i tij planifikon strategjinë e saj afatgjate.


Njoftimi vjen në një kohë kritike kur OPEC po shtyn një ulje të prodhimit, përcjell Telegrafi.

Katari paralajmëron që vitin e ardhshëm do të tërhiqet nga OPEC-u
Lexo po ashtu Katari paralajmëron që vitin e ardhshëm do të tërhiqet nga OPEC-u

Shteti i Gjirit prodhon 650 mijë fuçi nafte në ditë dhe është eksportuesi numër një në botë i gazit natyror të lëngshëm.

Aktualisht një fuçi naftë e papërpunuar tregtohet me 53.44 dollarë. /Telegrafi/