LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi ogurzi i mediave serbe: Në gusht një luftë e re në Ballkan?!

Paralajmërimi ogurzi i mediave serbe: Në gusht një luftë e re në Ballkan?!

Mediat serbe shkruajnë se Ballkani po përballet me një kërcënim serioz të sigurisë. Dhe ky kërcënim sipas tyre po vjen shkaku i ekstremistëve shqiptarë.

Sipas gjetjeve të medieve serbe, të marra nga qarqet e shërbimeve të inteligjencës serbe, së pari do të krijohet kaos në Maqedoni, prej nga do të vazhdohet drejt Serbisë jugore për tu shtrirë në gjithë rajonin.


Të gjitha veprimet e mëvonshme, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, do të kryhen si pjesë e një plani të paramenduar për të krijuar një Shqipëri të Madhe, gjegjësisht ndryshimit të kufijve në Ballkan!

E siç specifikon portali “Alo!” përshkallëzimi i ekstremizmit të islamikëve radikalë në Maqedoni mund të vijë në fillim të gushtit.

Mediat serbe, në këtë kontekst kanë përmendur edhe deklaratën e ish-zëvendësshefit të CIA-s, Steeven Mayer i cili kishte thënë se mendon që ka shanse të mëdha që kufijtë në Ballkan do të ndryshojnë.

“Mendoj se shanset janë të mëdha që kufijtë të ndryshojnë. Do të ndryshojnë kufijtë e Kosovës, edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni. Vendi më i rrezikshëm në Ballkan aktualisht është Maqedonia, jo vetëm për shkak të problemeve të shqiptarëve etnikë dhe ortodoksë të Maqedonisë, por edhe për shkak se në mesin e ortodoksëve në Maqedoni ka mosmarrëveshje”, kishte thënë Meyer.

Siç shkruan më tej “Alo!” konfliktet e armatosura në Kumanovë në vitin 2015 mund të shërbejnë si një model të provuar të goditjeve të reja, përcjell Telegrafi.

“Qëllimi është që kaosi në Maqedoni të shtrihet në vendet tjera, duke përfshirë edhe Serbinë”, citohet t’i ketë thënë këtij portali një burim nga Shërbimi serb i sigurimit.

Sipas fjalëve të tij, agjencitë serbe monitorojnë zhvillimet në rajon dhe janë të gatshme për të reaguar, sidomos “kur bëhet fjalë për jug të Serbisë, kryesisht Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”.

“Për shkak të situatës në jug të Serbisë, zyrtarët e sigurimit serb, vëmendje të veçantë i kushtojnë kësaj pjese, si dhe përgjatë kufirit administrativ me Kosovën”, citohet të ketë thënë ky burim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori