LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i OBT-së: Agresioni rus në Ukrainë do të përgjysmojë rritjen e tregtisë botërore

Paralajmërimi i OBT-së: Agresioni rus në Ukrainë do të përgjysmojë rritjen e tregtisë botërore

Agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka bërë që Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) të ulë parashikimin e saj të rritjes së tregtisë botërore për këtë vit.

Parashikimi i mëparshëm i rritjes prej 4.7 për qind është ulur në 2.5 për qind për shkak të “ndikimit të luftës dhe të politikave që lidhen me të”.


Ky reduktim lidhet gjithashtu edhe me problemet e vazhdueshme në zinxhirët e furnizimit botëror, të cilat filluan si rezultat i pandemisë COVID-19.

Rusia dhe Ukraina përbëjnë vetëm 2.5 për qind të eksporteve botërore të mallrave, ato “janë shumë, shumë të rëndësishme për disa sektorë të caktuar”.

“Shqetësimi i parë, natyrisht, është për njerëzit e Ukrainës, të cilët po zhvendosen dhe nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë”, tha shefja e OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala.

Furnizimet e shumë produkteve ushqimore, duke përfshirë grurin dhe misrin, janë ndikuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Grupet e industrisë kanë paralajmëruar se Bashkimi Evropian do të përballet me mungesa të vajit të lulediellit. Sipas S&P Global, 46.9 për qind e eksporteve botërore të vajit të lulediellit vijnë nga Ukraina dhe 29.9 për qind nga Rusia, por për shkak të mbylljes së porteve të Ukrainës, eksportet kanë rënë ndjeshëm.

Edhe para agresionit rus në Ukrainë, pandemia kishte shkaktuar një mospërputhje midis ofertës dhe kërkesës në shumë industri, gjë që rriti shumë çmimet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori