LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i CIA-s: Peniani, pranë aftësisë për të na goditur (Video)

Paralajmërimi i CIA-s: Peniani, pranë aftësisë për të na goditur (Video)

Koreja e Veriut është shumë pranë përmbushjes së qëllimit për të vënë nën rrezen e goditjes së raketave të saj Shtetet e Bashkuara.

Paralajmërimi vjen nga kreu i CIA-s Mike Pompeo. Ai theksoi se Uashingtoni preferonte ende diplomacinë ndaj sanksioneve, por shtoi se forca ushtarake mbetej një opsion. Peniani pretendon se ka aftësinë për të goditur Shtetet e Bashkuara.

“Koreja e Veriut është pranë përmbushjes së objektivit e nga pikëpamja e politikës amerikane, ne duhet të sillemi sikur thuajse e ka arritur këtë. Kanë avancuar aq shumë, sa tani duhet të mendojmë se si të ndalim hapin përfundimtar”, u shpreh Pompeo.

Javën e  kaluar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson këmbënguli se Presidenti Donald Trump donte ta zgjidhte krizën përmes diplomacisë. Në fjalimin gjatë të cilit preku shumë tema, Pompeo tha gjithashtu se shërbimet e zbulimit kishin arritur në përfundimin se ndërhyrja e Rusisë nuk kishte ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 2016-s.

Por më vonë, CIA lëshoi një deklaratë që dukej se i kundërshtonte konstatimet e shefit të saj.

“Vlerësimet e inteligjencës për ndërhyrjen e Rusisë nuk kanë ndryshuar dhe drejtori i CIA-s nuk donte të sugjeronte këtë”, thuhet në deklaratë.

Pompeo preku gjithashtu çështjen e çiftit të rrëmbyer amerikano-kanadez, që u lirua javën e kaluar. Sipas tij ata ishin mbajtur peng në Pakistan për 5 vite e jo në Afganistan, siç ishte menduar më herët, transmeton tch.

Informacioni bie ndesh me atë të autoriteteve pakistaneze, që thanë se familja ishte mbajtur në Afganistan e se më pas ishte zhvendosur përtej kufirit në distriktin fisnor të Kurramit, në Pakistan më 11 tetor.

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori