LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i Bankës Botërore për faturat e rrymës: Ndihma e qeverive tejet e kushtueshme

Paralajmërimi i Bankës Botërore për faturat e rrymës: Ndihma e qeverive tejet e kushtueshme

Qeverive në botë do t’iu kushtoj shumë shtrenjtë ndihma për faturat e energjisë elektrike, të cilat tashmë janë në rritje.

Siç paralajmëron Banka Botërore (BB), përveç kësaj, skemat mbështetëse për pandeminë COVID-19 nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’i shlyer borxhet.


Shefi i BB-së, David Malpass ka theksuar se e njëjta politikë po miratohet për të ndihmuar njerëzit të përballen me rritjen e faturave të rrymës.

“Qeveritë thonë se ne do të kujdesemi për të gjithë, gjë që është shumë e shtrenjtë. Ky veprim po e rrit borxhin botëror në nivele rekord dhe njerëzit me të ardhura më të ulëta janë më të goditurit”, tha Malpass.

Ky veprim vjen pas një studimi të veçantë që sugjeron se skema e vetëmbështetjes për energjinë është shumë e shtrenjtë në formën e saj aktuale.

Qeveria britanike po kufizon faturat për ato familje që përdorin sasinë e energjisë prej 2,500 paund në vit për gjashtë muaj, por pritet të rishikojë mbështetjen e ofruar nga muaji prill.

Instituti Kombëtar i Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale tha se skema aktuale mund të kushtojë rreth 30 miliardë paund. /Telegrafi/